TË FUNDIT

Minatorët e “Stan Tërgut” ka ditë që po merren me punë përgatitore në pamundësi për të bërë detyrën e tyre si shkak i mungesës së eksplozivit.  Vetëm në muajin shkurt pati humbje 700 mijë euro

Albin Kurti e ka lënë anash rëndësinë e Trepçës për te cilën mbante fjalime të zjarrta në sheshe e Kuvend të Kosovës.

Trepça tash është veç duke punuar më humbje, në fakt nuk është duke punuar hiç.

Miniera “Stan-Tërg” po përballet me mungesë të lëndës shpërthyese eksploziv tash e një muaj, që është lënda kryesore për mbarëvajtjen e punës.

Si pasojë e mungesës së eksplozivëve,  kjo ndërmarrje vetëm në muajin shkurt ka pësuar humbje rreth 700 mijë euro.

“Nëse e marrim për bazë prodhimin e muajit shkurt, ne kemi arritur që të eksploatojmë rreth 700 ton koncetratë të plumbin dhe zinkut, që kur konvertohet në vlerë monetare e kap një shifër rreth 700 mijë euro. Nëse flasim me këto numra atëherë realisht po flasim për rreth 700 mijë euro humbje”, ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv Bashkim Kurti.

Stan-Tërgu ka dy depo të materialit shpërthyes në total, njërën nëntokë e tjetrën në sipërfaqe, të dyja me kapacitet prej 12 mijë tone.

Kurse,  minatori Gani Osmani ka deklaruar s cdo ditë që rrin është humbje për ta.

“Çdo ditë që rrimë, na shkojmë në humbje. Minatorët janë të shqetësuar, edhe sindikata edhe të gjithë se nuk po mundmi me punu, me djersën tonë me realizu planin edhe me i marrë pagat. Kjo është pa fajin tonë”.

Punëtorët e Trepçës kanë vite që ankohen për mungesë të kushteve të punës e herë-herë edhe për pagat.

Më tre nëntor të vitit të kaluar , minatorët i dhanë fund grevës 10 ditore pas shkarkimit të ish-kryeshefit, Enis Abdurrahmani.

Trepça po përballet me një sërë problemesh që kanë ardhur si pasojë e borxheve të trashëguara. Borxhi që Trepça ka ndaj furnitorëve dhe të tjerëvë është rreth 20 milionë euro. /Demokracia.com/.

Share: