Një kompani amerikane, Colossal Biosciences, ka arritur të rikrijojë ujqërit e lashtë të quajtur dire wolves, të zhdukur prej më shumë se 10,000 vitesh.
Përmes inxhinierisë gjenetike dhe ADN-së së lashtë, ata modifikuan gjene të ujkut të zakonshëm për t’i përshtatur me ato të ujkut të zhdukur, duke përdorur qentë shtëpiakë si nëna surrogate.
Tre këlyshë – Romulus, Remus dhe Khaleesi – janë lindjet e para të këtij eksperimenti.
Lexo artikullin e plotë këtu: TIME – The Return of the Dire Wolf
INFORMACIONE MBI ‘DIRE WOLVES’
Dire wolves ishin mishngrënës të fuqishëm që jetuan në Amerikën e Veriut deri rreth 10,000 vite më parë.
Ato ishin më të mëdhenj dhe më të fortë se ujqërit modernë, me dhëmbë më të mëdhenj dhe nofulla më të forta, të përshtatura për të gjuajtur kafshë të mëdha si bisonë dhe kuaj.
Pavarësisht ngjashmërisë me ujqërit e sotëm, studimet gjenetike tregojnë se ato ishin një degë krejtësisht e ndryshme evolutive./Viral Shqip/