TË FUNDIT

Qytetarët herë pas here ankohen për çmimet e larta të derivateve të naftës në Kosovë. Por kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani, thotë se çmimet e derivateve në Kosovë, vazhdojnë të jenë më të ultat në rajon.  Ai thotë se nuk ka arsye për ankesë.

Sipas tij çmimet aktuale në tregun e Kosovës sot sillen përafërsisht për diesel 1.28 cent deri ne 1.38 cent. Ndërkaq  benzina  1.31 cent deri  në 1.38 cent.

Ndërsa i sheh të pavenda ankesat për çmime të derivateve. Madje ankesat për rritje të çmimeve Berjani i quan spektakle mediatike- politike.

“Nuk ka rritje per 10 cent.  Këto janë spektakle mediatike politike. Prej muajit maj përafërsisht deri sot ka ndryshime te çmimit plus minus 2 deri ne 3 cent.  Me çmime jemi më të lirët ne regjion, përveç Maqedonis Veriore, shkaku se e ka akcizën më të ulët. Çmimi real për qytetarin tonë kishte me qenë 1€. Por këtë e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEK”, ka thënë Berjani për Indeksonline.  

Ai ka dhe një porosi për qytetarët të cilëve u duken të larta çmimet e derivateve. Ai i rekomandon ata që ta perdorin transportin publik.

“Në qoftëse çmimet iu duken të larta, lus qytetarët që ta përdorin transportin publik. Por me qenë nafta shtrenjtë nuk kemi tollovi në hyrje dhe ne dalje te Prishtinës. Shifeni çfarë kumunikacion të dendur kemi”, ka thënë ai.

Ndryshe çmimet e derivateve në Shqipëri Dieseli 1.89 cent benzina dhe 1.90 cent. Në Serbi Dieseli 1.78 cent ndërsa benzina  1.80.

Share: