Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot kanë vizituar Termocentralin “Kosova B” të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv Bekir Gërguri, zv. KE Ramadan Budakova dhe menaxhmeti i KEK.
Vizita e Kryeministrit Kurti dhe Ministres Rizvanolli, kishte për qellim për të parë nga afër kushtet dhe punët që po zhvillohen në remontin e Bllokut B2, bashkëbisedim me punëtorët e KEK-ut në lidhje me angazhimin e tyre dhe sfidat me të cilat përballen ata.
Po ashtu, sot në KEK kanë filluar punën 149 punëtorë të rinj, për të cilin kryeministri nënvizoi rëndësinë e shtimit të kuadrove të reja dhe inkuadrimit të sa më shumë të rinjve e të rejave.