Kroacia nuk ia doli të mposhte Italinë, teksa u ndalën në barazim 1-1 mes tyre. Kroatët shënuan t ëparet, porn ë 40 minutat e fundit të kohës shtesë u barazuan nga “Axurrët”.
Një gol që dhemb sigurisht, pasi u hoqi nga duart kualifikimin për në fazën tjetër të Euro 2024. Pas këtij barazimi, Luka Modric ishte mjaft i trishtuar, ndërsa deklaroi se sutbolli është i pamëshirshëm.
Peng për mesfushorin kroat është sfida me Shqipërinë, pasi Gjasula u shënoi gol në fund dhe dueli me Italinë që sërish e pësuan në fund. Ndër të tjera nënvizoi se do të jetë mjaft e vështirë për të mbledhur veten, pasi Kroacia meritoi më shumë në këtë Euro 2024.
“Futbolli kundër Kroacisë sot ishte i pamëshirshëm, i keq. Ashtu si ndaj Shqipërisë duke qenë se pësuam dy gola në minutat e fundit. Do të duhet të rikuperohemi, por mund të jemi krenarë për mënyrën se si mbrojtëm kombëtaren tone.
Na mungonte përqendrimi dhe mprehtësia. Në minutat e fundit të ndeshjes duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe fatkeqësisht nuk ishim kurrë. As ndaj Shqipërisë nuk e meritonim të humbnim.
E ardhmja te Kroacia? Unë, Brozovic dhe Perisic i kemi dhënë shumë Kroacisë dhe mund të japim ende shumë. Jemi të zhgënjyer, por dhamë gjithçka edhe nëse nuk u kualifikuam”, ka përfunduar veteran kroat.