TË FUNDIT

Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga disa të shtëna në mesnatë në Loznicë të Serbisë. Mediat në Beograd raportojnë se policia serbe e ka gjetur pasaportën e të dyshuarit dhe se ajo është pasaportë e Kosovës në emër të Artan Hajzirit, të lindur më 1991.

Periskopi ka mësuar nga burimet e veta se i arrestuari Artan Hajrizi është vëllai i Faton Hajrizit, i cili u arratis nga Burgu i Smrekonicës tash e 10 ditë.

Ngjarja sipas raportimeve ndodhi kur policia kufitare serbe po kryente një kontroll rutinë në një makinë ku dyshohet se udhëtonin një grup shqiptarësh, ku njëri prej tyre sipas mediave në Beograd, ka qëlluar në drejtim të policisë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, Daçiq ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55.

Dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lozninës, dhe Kërsmanoviq ka vdekur prej plagëve të marra.

Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikopterë.

Share: