Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi dhe gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, po debatojnë në emisionin “Pressing” në lidhje me premtimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të siguruar shumicën e nevojshme për të kaluar Kodin Civil, i cili përfshin regjistrimin e bashkësive civile midis individëve të të njëjtës gjini.
Krasniqi, mbështetës i Kodit Civil. ka shprehur mbështetjen e tij për të drejtat e njeriut, pa dallim, duke përfshirë edhe mbështetjen për shamitë dhe martesat e komunitetit LGBT.
“Unë jam edhe pro shamisë, por edhe pro martesave të komunitetit LGBT”, tha Krasniqi.
Ndërkohë, Kelmendi u shpreh se “homoseksualizmi është një degjenerim”. Madje, ai e përshkruan atë si “sëmundje dhe shfrenim”.
Në lidhje me deklaratat e Kurtit, Kransiqi tha se qëllimi i deklaratës së Kurtit është vetëm “për qëllime të veta para një audience liberale në Berlin”.