TË FUNDIT

Gjashtë persona janë arestuar në Lipjan, pasi që ishin rrahur mes vete në një kafiteri.  Pesë nga personat e përfshirë në incident, për shkak të lëndimeve të  marra kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lipjan / 17.06.2024 – 21:15. Janë arrestuar gjashtë meshkuj kosovarë për arsye se të njëjtit gjersa ishin duke qëndruar në një kafiteri, ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Pesë nga personat e përfshirë në incident për shkak të lëndimeve të pësuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Share: