Është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Prekallë të Istogut.
Ai është gjetur i vdekur afër shtëpisë së tij, ndërsa sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Prekallë, Istog 23.04.2024-19:00- 21:55 .Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.