TË FUNDIT

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, duke e qëlluar me armë.

Sinjali raportoi ekskluzivisht se burri që dyshohet se vrau gruan është Edmond Lajqi, 43-vjeçar, i cili tashmë është prangosur.

Kjo ngjarje që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit. Sinjali ka mësuar se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes, Gjyljeta Ukella.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije tutje se i dyshuari për vrasjen e gruas, ka të kaluar kriminale. 

Po ashtu, sipas informacioneve të para, çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje në të kaluarën, që janë raportuar te organet e rendit.

Share: