TË FUNDIT

Pas përplasjes televizive mes Gani Gecit dhe analistit Arben Ahmeti, ka ardhur një reagim nga Halil Geci.

Ai i ka dërguar një ‘selam’ Arben Ahmetit pasi ky i fundit i tha Gani Gecit se ka marrë para nga Gjykata Speciale për të dëshmuar.

LEXO MË SHUMË:

https://viralshqip.net/zagar-i-thacit-qsha-nanen-eskalon-situata-mes-analistit-ahmeti-dhe-gani-gecit-video

Halil Geci i tha Arben Ahmetit të ketë kujdes se çka flet.

Ai shtoi se me kërkim faljen e Ahmetit janë qetësuar 50 meshkujtë e fisiti.

POSTIMI I PLOTË:

KËRKIMFALJA ËSHTË AKTI MË I ÇMUAR NJERËZOR

Qysh nga kohërat e vjetra njihemi botërisht për tipare tona të cilat u bartën brez pas brezi. Burrëria dhe besa shqiptare njihen pothuajse në mbarë Gadishullin Ballkanik dhe në Europë. Mikpritja shqiptare njihet me tregime reale nga historia e traditat tona kombëtare.

Ka shumë raste kur ia kanë vrarë ndokujt djalin e vetëm dhe gjakësori I ka rënë Brenda në konak prindit me kërkimfalje.Mjaft e rëndë kjo, por prindi shqiptar me fisnikërinë dhe burrërinë e tij e ka shuajtur dhembjen me falje të gjakut.

Vëllezërit Geci i ruajnë me xhelozi ende traditat e të parëve. E po ja se u dëshmua kësaj here se ata kanë fisnikëri, burrëri dhe bujari që të veprojnë pozitivisht në akte të tilla, përkundër paragjykimeve të një pakice njerëzish.

“Gazetar Arben Ahmetaj! Ke folur dhe ke gabuar aq rëndë, më rëndë se të na vrasësh të gjithëve, por gabimi të është falë.

Në familjen tonë, po e fali një mashkull 10 vjeç, “Ngjiti kijet e livro arën”- thotë një fjalë e urtë popullore.

Arben! Je shumë provokator dhe krah i së keqes! Kujdes se nga të gjithë meshkujt që i kam, Ganiu është më i urti. Ai nuk bëzan derisa nuk e mbështet për muri.

Me ato fjalë të rënda dhe pa asnjë argument, ti na ke mbështetur dhe pushkatuar të gjithëve, por kërkimfalja jote, m’i ka qetësuar 50 meshkujt e mi që ti i ndeze në një flakë!
Je i mirëseardhur.

HALIL GECI

Share: