TË FUNDIT

Është gjetur një person i shtrirë në tokë, në Parkun e Taukbashqes në Prishtinë.

Ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete, ka bërë me dije për tëvë1.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e Taukbashqes në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai.

Share: