Një atentat me armë zjarri për motive gjakmarrjeje ka ndodhur dje ne Belgjikë
Mediat belge shkruajnë se shtetasi shqiptar Agustin Kaza 44 vjeç është qëlluar me armë zjarri nga një bashkatdhetar, i cili pas krimit mendohet se është arratisur në Shqipëri.
Kur mbërritën shërbimet e urgjencës, 44-vjeçari ndodhej në gjendje kritike për jetën. Sipas hetimeve, viktima është goditur disa herë me plumba në kokë dhe gjoks dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital
Policitë e dy vendeve po bashkëpunojnë lidhur me rastin.