Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi.
Ky krim që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit.
Trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.
Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.

