Policia e Kosovës është bërë cak i disa grupeve ekstremiste serbe, të cilat publikojnë në Telegram kërcënime të ndryshme ndaj këtij institucioni të sigurisë, raporton KosovaPress.
Së fundmi, kanë shkuar aq larg sa që njëri nga personat që ka llogari në Telegram ka postuar një fotografi ku shihet arma drejtuar një polici të Kosovës.
Foto1
Foto2
Foto3
Në këto foto 1,2,3, që janë postuar me datë 14.04.2024 (nuk dihet kur është realizuar foto) një person nga një veturë ka drejtuar armën në drejtim të policit të Kosovës, besohet se foto është bërë në veri. Personi i cili e ka postuar këtë foto mban këtë profil në telegram, të cilin e gjejmë në fotot 4 dhe 5.
Foto4
Foto5
Disa nga grupet serbe të hapura në rrjetin social Telegram nga serbë ekstremistë ku bëhet thirrje për “luftë në Kosovë”(foto 6).
Ndërkaq në foton e fundit shihen grupet e formuara në rrjete sociale (me emërtime si Telegram, Srpska Sparta-Info, Bunt, Srbi u Crnoj Gori), të cilat kërcënojnë dhe propagandojnë kundër institucioneve, mekanizmave të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë shpallur nga Qeveria e Kosovës organizata terroriste. Ndërsa një grup ekstremistësh serbë në shtator të vitit të kaluar organizoi sulm terrorist në Banjskë të Zvecanit, ku mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku e u plagosën dy të tjerë.