TË FUNDIT

Një person është gjetur pa shenja jete në njërën nga qendrat e masazhit, në Prishtinë, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. 

Siç zbulon Gazeta Sinjali bëhet fjalë për një burrë rreth të 60-ve i cili u gjet i vdekur në “Queen Massage”, në Dragodan.

Vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. 

Viktima ende nuk është identifikuar nga Policia, pasi burri nuk ishte dokumente identifikimi me vete në momentin kritik. 

Në vend të ngjarjes, siç mëson Gazeta Sinjali, janë gjetur edhe disa vajza që punojnë në qendrën e masazhit, “Queen Massage”. 

Me procedurat të tjera të rastit, do të merret Prokurori i çështjes.

Share: