TË FUNDIT

Zëvendësministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale më 8 maj.

Ai ka bërë me dije se rasti ka të bëj me nënshkrimin e kontratës për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është befasuar me këtë ftesë të prokurorisë.

Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit”, ka thënë Durmishi.

Sipas tij, kjo ftesë nga prokuroria nuk ka kuptim.

“Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë. Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim”, është shprehur Durmishi.

Ai është ankuar të prokuroria se nuk po merret me rastet që ai i ka dërguar në këtë institucion për hetim.

Durmishi ka shprehur dëshirën e tij që të gjitha rastet të trajtohet në dinamikë të njëjtë.

Sa e sa raste kam dërguar në prokurori speciale, prokurori themelore e polici të krimeve ekonomike dhe asnjë deri më tash nuk po trajtohet, përkundrazi zvarriten me vite e vite edhe pse ka fakte sa të duash për krim e korrupsion. Rasti i mirëmbajtjes së urave p.sh ku nga 500 mijë euro të planifikuara në fund kontrata përfundon në 5 milionë e 300 mijë euro. Nuk e di çfarë fakti tjetër i duhet prokurorit për të vepruar! Unë me datë 8 maj do të shkoj në Prokurori Speciale për të ju treguar që jam i lumtur që jam nënshkrues i kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Do të doja që edhe projektet tjera të ecnin me dinamikën e punëve që po bëhen në këtë rrugë”, ka thënë Durishimi, duke shtuar se ai do të vazhdon ta kryen detyrën e tij.

Share: