TË FUNDIT

Se miratimi i draft-Statutit të Asociacionit dhe dërgimi i tij për rishikim kushtetues ka qenë kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshilin e Evropës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ka qenë në dijeni”, është shprehur ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde në një prononcim për “Kallxo.Com”.

Edhe unë jam i befasuar që ai u befasua. Sepse kryeministri Kurti ka folur me presidentin francez Macron, ai foli me kancelarin tim, ai takoi ministrin tim të jashtëm dhjetë ditë më parë në Berlin, dhe ne kishim të njëjtin mesazh për të: Bëj diçka në Asociacion dhe kjo ndihmon për të siguruar një shumicë”- tha Rohde.

E para, a do të votohet? Sepse ne kemi thënë dhe kemi shprehur mendimin tonë se një votim i dështuar do të ishte fatkeqësi. Kosova ka një shans unik për t’u anëtarësuar së shpejti. Dhe ajo që do të donim është që Kosova të marrë vendimin e duhur, kështu që unë do të preferoja të mos kisha një vendim tani, nëse Kosova nuk po bën hapin e pritur që presim prej tyre”- shtoi Rohde.

Share: