TË FUNDIT

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, në vitin 2020 kishte akuzuar ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimin, se është figurë e botës së krimit. 

Këtë reagim tani kryediplomatja e kishte bërë në mars të vitit 2020. 

“Sa e gërditshme me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskrediturara të botës së krimit”, kishte shkruar ajo në profilin e saj në Facebook. 

Ndërsa në një postim tjetër në qershorin e 2020-ës, Gërvalla kishte thënë se ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e mban primatin e krimit.

Share: