Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, i cili njihet si merkali që ta kopjojë kryeministrin Albin Kurti, duket se nuk po kursehet aspak.
Gjyshinca në vitin 2023 vendosi që ta shpërblejë veten me një veturë me çmim jo fort të lirë, shkruan Demokracia.com.
Sipas deklarimit të pasurisë, deputeti i VV-së bleu një veturë të markës “Volkswagen”, me çmim 24 mijë e 500 euro.
Për ta blerë këtë veturë, Gjyshinca hyri në kredi 19 mijë e 200 euro dhe pjesën tjetër, siç deklaron, me pjesëmarrje.
Po ashtu, në vitin 2023, Gjyshinca mori kredi personale 35 mijë eurove, që planifikon ta paguajë deri në vitin 2033.
Si deputet i Kuvendit të Kosovës, Gazmend Gjyshinca, përfiton 20 mijë e 204 euro në vit. Ai, po ashtu, ka përfituar mbi 1 mijë euro nga mëditjet jashtë vendit.
Për ta parë deklarimin e pasurisë së Gazmend Gjyshincës, klikoni KËTU.