TË FUNDIT

Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shkodrës, ku një nënë e re së bashku me tre fëmijët e saj të mitur u shpall e zhdukur nga kryefamiljari, Ergys Arrazi, sipas të cilit, ai kishte tre ditë që nuk kishte asnjë kontakt me ta.

Bashkëshortja me tre fëmijët kishin dalë me kunatën, nusen e vëllait të Ergysit dhe më pas janë ndarë në mënyrë të qetë, pa ngritur asnjë dyshim për aktin fatal që Alma Arrazi do të ndërmerrte.

Dyshohet se, Alma bashkë me tre fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës, duke u mbytur kështu në ujërat e lumit Drin, ndërsa deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare të familjes, ndërkohë që, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë.

Sipas A2 CNN, e reja kishte mësuar së fundmi një tradhti bashkëshortore nga i shoqi, ndërsa më parë nuk ka pasur asnjë denoncim për dhunë në familje nga ana e saj. Ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje është fakti se, kur ka mësuar për mbytjen e gruas dhe fëmijëve, bashkëshorti ka reaguar totalisht i ftohtë.

Share: