TË FUNDIT

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se edhe ky vit, ashtu si i kaluari, nxënësit do të furnizohen me libra përmes subvencionimit.

Ajo ka thënë se që nga nesër do të hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore.

“Sivjet i kemi kushtuar tejet kujdes, edhe sivjet mjetet e teksteve mësimore do të ofrohen sipas praktikës së vitit të kaluar, pra subvencionimit të prindërve, të cilët do të kenë mundësi të aplikojnë që nga nesër. Subvencionojmë edhe tekstet edhe mjetet mësimore nëpërmjet një procesi i cili është plotësisht transparent…”, ka thënë Nagavci.

Share: