Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka komentuar me ironi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke thënë se “do ta votonte vetëm nëse Vetëvendosje propozon Agim Bahtirin”.
Kjo deklaratë me tone humori u bë para fillimit të seancës së sotme parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke pranuar publikisht se nuk i ka votat e mjaftueshme dhe duke kërkuar një marrëveshje politike mes partive.
Në dy seancat e mëparshme, VV kishte propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ajo nuk arriti të sigurojë shumicën e votave të nevojshme.