TË FUNDIT


Është arrestuar një person i dyshuar pasi i njëjti dëmtoi ulëset në një fushë sporti në Lipjan.

Siç njofton Policia nê raportin 24 orësh, ky veprim u krye bashkë me disa persona të mitur, derisa thotë se i dyshuari pas arrestimit është intervistuar dhe u dërgua në mbajtje.

Fsh. Gadime e Ultë,  Lipjan 05.04.2024 – 19:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur,  i kanë dëmtuar ulëset – plastikën  në fushën e sportit të shkollës  fillore të fshatit.  I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim

Share: