Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimeve të sondazheve të fundit.
Çitaku i është drejtuar partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, se nëse janë të gatshëm për zgjedhje, atëherë të mbahen zgjedhjet me 9 qershor, shkruan Demokracia.com
“PDK është gati”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku.
POSTIMI I PLOTË:
Sondazhet janë sondazhe. Herë ia qëllojnë, herë jo.
Zgjedhjet janë zgjedhje. Ato janë të sakta 🙂
VV, nëse jeni të kënaqur, ejani shkojmë në zgjedhje. 9 Qershor?
PDK është gati.