TË FUNDIT

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për vrasjes e një grua në Pejë nga bashkëshorti i saj.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se situata në ditët e fundit në Kosovë është alarmante, ngase është shpeshtuar numri i vrasjeve të grave në Kosovë.

Ajo u shprehë e shqetësuar, përderisa ka thënë se nuk po mundet të gjejë fjalë.

“Edhe një grua u vra sot në Pejë. Nga bashkëshorti.Situata është alramante.Spo mundem me gjetë as fjalë”, ka shkruar Çitaku në Facebook

Në lidhje me vrasjen ka reaguar edhe deputetja Blerta Deliu.

“Para tri ditësh u vra Erona – sot Gjyljeta. Të dyja nga partnerët e tyre. Njëra para dhe tjetra gjatë Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Derisa pushteti po punon me simbolika dhe fjalë, gratë po vriten çdo ditë, nëpër tërë territorin e Kosovës – pa mbrojtje, pa za, pa mbështetje. Dhembje pa fund. E shokuar!”, ka shkruar ajo.

Share: