Në ceremoninë për përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, e cila është mbajtur dje, është parë që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk kanë shumë probleme në raportet në mes të tyre.
Një video që është publikuar nga RTV Besa, dy krerët institucionalë shihen duke qeshur se bashku.
Aty është parë një ftohje tjetër.
Në tavolinën me Osmanin dhe Kurti ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla. Kjo e fundit shihet se injorohet totalisht nga presidentja Osmani.
Ndonëse veshjet e tyre kishin të njëjtën ngjyrë, Osmani duket se nuk e vërente fare Gërvallen.
Derisa fliste dhe qeshte me Kurtin, shefja e shtetit as nuk e shikonte Donika Gërvallen, të cilën deri para disa viteve e kishte edhe bashkëpartiake.
Kryeministrit i ka ardh malli për ushqimin e Prizrenit, presidentja i tregon diqka në telefon, ai shkrihet duke u qeshur👇
Posted by RTV BESA on Monday, June 10, 2024
Në ceremoninë për përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Osmani e ka mbajtur edhe një fjalim, kur Gërvallës nuk ia përmend emrin fare.
Me emër, ajo ka përshëndetur vetëm kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Presidentja Osmani ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për letrën që Gërvalla ia ka dërguar Presidentit të Asamblesë Parlamente të Këshillit të Evropës.
Osmani ka thënë se nuk është konsultuar fare për këtë letër. Ndërsa, ministrja Gërvalla e ka pranuar se me presidenten Osmani kanë disa dallime.