Gazetari e ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka reaguar pas deklaratave të fundit nga ekzekutivi rreth raporteve me Amerikën e BE-në.
Behrami ka shkruar në rrjete sociale se Kurtit i ka mbetur pamja vetëm përmes syrit të Rusisë.
Postimi:
Bota, gjeopolitikisht e polarizuar, sheh vetëm përmes dy syve! Përmes syrit të Amerikës dhe atij të Rusisë!
Kryeministrit Kurti iu ka mjegulluar pamja nga syri i Amerikës! I kthjellët i ka mbetur vetëm pamja përmes syrit të Rusisë!
Shtetet e vogla dhe fragjile janë të pafuqishme të krijojnë pamje jashtë këtyre syve, përveç nëse je i verbër politikisht qysh është kryeministri kamikaz i Kosovës!
Por, fati ynë, fatkeqësisht, do të jetë:
Ky popull duhet t’i përjetojë pasojat për të kuptuar dimensionin e fatkeqësisë që sjell ky njeri!