TË FUNDIT

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në veturën e tij policia i ka gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 6 qese me narkotikë të llojit marihuanë në peshë 5.4 gramë.

Me vendim të prokurorit është bërë kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi narkotikë e llojit marihuanë në peshë 102.5 gramë, 3.9 gram kokainë, një sasi e qeseve të zbrazëta, një peshore digjitale për matje, një telefon celular dhe 282 € kesh para.

I dyshuari me qëllim të shmangies se arrestimit dhe ndalimit, me veturën e tij e ka goditur veturën zyrtare të policisë duke i shkatuar dëme materiale si dhe dy zyrtarëve policorë iu ka shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Ndaj tij janë hapur rastet e veprave penale: “blerje, posedim, shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve dhe sulm ndaj personit zyrtar”.

Share: