TË FUNDIT

Albulena Haxhiut të Vetëvendosjes ishin gati t’i dilnin “lotët e krokodillit” nga viktimizimi, duke thënë se mori sulme pasi u propozua për kryetare të Kuvendit nga kjo parti, e ku dështoi tri herë që t’i marrë votat. 

Haxhiu e cila është komentuar në opinionin publik si figurë jounifikuese, e madje janë propozuar edhe emra të tjerë të VV-së nga vetë opozita, tha se kjo gjuhë është e papranueshme.

Këtu, duhet theksuar se VV-ja është renditur si e para nga organizatat që monitoruan fushatën për gjuhë të nxitjes së urrejtjes. 

“Që nga 15 prilli Kuvendi mbetet i bllokuar, herë me verifikimin e mandatave dhe tani me kundërshtimin e emrit tim. 

Duhet ta keni parasysh që Kushtetuta i jep të drejtën partisë fituese që të bëjë propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, këtë të drejtë s’ia jep opozitës…

Ajo çka pikërisht po lidhem me këtë, që unë jam përballë gjatë kësaj kohe është figurë përçarëse, konfliktuoze, monstrum politik, terroriste politike, specie e përçudnuar. Kjo gjhë është e papranuehsme, jo që po bëhet ndaj meje, por ndaj kujdo qoftë” – tha ajo, transmeton Nacionale. 

“Kjo gjuhë misogjene, seksiste, dekurajon gratë tjera që të merren me politikë. Sepse ku shohin përbaltjet e grave, mendojnë para se të merren me politikë” – u shpreh tutje Haxhiu.

Sjellim në vëmendje se pikërisht dy gra të tjera nga VV-ja, janë përmendur për këtë pozitë. 

“Unë asnjëherë nuk kam pasur një funksione unifikuese, kam qenë deputete, ministre, kam pasë përballje politike, natyrisht, por gati 15 vite aktivitet politik, asnjëherë nuk kam vendosur për diçka që bie ndesh me qytetarët e Kosovës….” – tha ajo.Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes është viktimizuar duke thënë se mori sulme pasi u propozua për kryetare të Kuvendit nga kjo parti, e ku dështoi tri herë që t’i marrë votat. 

Haxhiu e cila është komentuar në opinionin publik si figurë jounifikuese, e madje janë propozuar edhe emra të tjerë të VV-së nga vetë opozita, tha se kjo gjuhë është e papranueshme.

Këtu, duhet theksuar se VV-ja është renditur si e para nga organizatat që monitoruan fushatën për gjuhë të nxitjes së urrejtjes. 

“Që nga 15 prilli Kuvendi mbetet i bllokuar, herë me verifikimin e mandatave dhe tani me kundërshtimin e emrit tim. 

Duhet ta keni parasysh që Kushtetuta i jep të drejtën partisë fituese që të bëjë propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, këtë të drejtë s’ia jep opozitës…

Ajo çka pikërisht po lidhem me këtë, që unë jam përballë gjatë kësaj kohe është figurë përçarëse, konfliktuoze, monstrum politik, terroriste politike, specie e përçudnuar. Kjo gjhë është e papranuehsme, jo që po bëhet ndaj meje, por ndaj kujdo qoftë” – tha ajo, transmeton Nacionale. 

“Kjo gjuhë misogjene, seksiste, dekurajon gratë tjera që të merren me politikë. Sepse ku shohin përbaltjet e grave, mendojnë para se të merren me politikë” – u shpreh tutje Haxhiu.

Sjellim në vëmendje se pikërisht dy gra të tjera nga VV-ja, janë përmendur për këtë pozitë. 

“Unë asnjëherë nuk kam pasur një funksione unifikuese, kam qenë deputete, ministre, kam pasë përballje politike, natyrisht, por gati 15 vite aktivitet politik, asnjëherë nuk kam vendosur për diçka që bie ndesh me qytetarët e Kosovës….” – tha ajo.

Share: