TË FUNDIT

Tashmë kanë dalë informacione të reja se si ka ndodhur ngjarja në Ferizaj, ku mbeti e vrarë një grua, e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Në një përgjigje për Betimin për Drejtësi, Adelina Rexhepi – Braha, drejtore e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

“Bashkëshorti e ka vra bashkëshorten e tij. Kontaktin e kanë pas me marrëveshje, nëna e ka fëmijën edhe e ka pru fëmijën në ora 13:00 në qendër që me realize kontaktin me babën e tij. Djalin e ka marrë babai e ka dërgu në familje të vet, në shtëpi dhe pastaj e ka rikthyer në qendër”,tha ajo.

“Ka bisedu me menaxherën e rastit të tyre, i ka tregu që është duke pas probleme me ish – bashkëshorten, po i kthehet ajo prap, e diskutime të qiftit që ndodhin zakonisht. Edhe ka shku prap në shtëpi sepse në ora 15:00 ka pas me rikthy djalin në Qendër për Punë Sociale që me e mbajtë nëna, me marrë ajo. Kur ka dalë ai poshtë, e ka taku ish-bashkëshorten e tij, realisht partneren, sepse nuk kanë kurorë dhe të dy bashkë, janë ardhë në Qendrën për Punë Sociale dhe aty kanë fillu me bërtitë, me e fy bashkëshortja, bashkëshortin dhe ai e ka nxjerrë alltinë dhe e ka gjujtë. I plagosuri është vëllai i gruas”, ka thënë Rexhepi-Braha.

Share: