Derisa policët e Njësisë Specialë qëndrojnë mbi Urën e Ujmanit, qindra persona freskohen në liqenin artificial që shtrihet në veri të vendit.
Qindra qytetarë e kanë zgjedhur Liqenin e Ujmanit për t’u freskuar gjatë ditëve të nxehta të korrikut – sidomos gjatë fundjavave – dhe pamjet e tyre janë shfrytëzuar për propagandë pro-qeveritare, me video të publikuara në rrjetet sociale që janë shpërndarë gjerësisht.
Në një nga videot e shpërndara në rrjet, nga një faqe në Facebook me emrin ‘Revista Ora’, shihet një automjet i blinduar i Policisë së Kosovës dhe dy pjesëtarë të njësisë speciale në Urën e Ujmanit. Të paktën njëri prej tyre shihet me armë të gjatë, derisa pamjet tregojnë dhjetëra qytetarë teksa lahen në liqen.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRevistaOra%2Fvideos%2F1478662439690296%2F&show_text=false&width=267&t=0
Por, një video tjetër tregon sesi udhëtimet për në Liqenin e Ujmanit kanë nisur të organizohen që në qershor nga grupime të njerëzve të prirë prej kryeshefit të ndërmarrjes ‘Ibër-Lepec’, Faruk Mujka dhe deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja.
Video është publikuar në rrjetin social TikTok nga Drita Dibrani, një aktiviste e Rinisë së Vetëvendosjes. Ato tregojnë për një grupim qytetarësh që kishin shkuar në Ujman në formë të organizuar.
Pamjet i shfaqin Mujkën dhe Mujën teksa fotografohen me grupin e qytetarëve, të cilët po e realizonin vizitën në formë të organizuar.
@dritadibrani UJMAN❤️ #mitrovica🇦🇱 #kosovo #albania🇦🇱 #shteti #naturevibes🌿 #CapCut
♬ original sound – Drita Dibrani