Ndërmarrjet publike në vend janë bërë çerdhe për punësimin dhe avancimin e njerëzve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Një rast i avancimit në pozitë ka ndodhur së fundmi në Telekomin e Kosovës, ku dostat e zëvendëskryeministritit të Kosovës, Besnik Bislimi, kanë avancuar në pozitë shokun e tyre të ngushtë e që është edhe dost i Besnik Bislimit.
Periskopi ka arritur të siguroj dokumente, vendime dhe fotografi se si, Muhamet Mehmeti, dost i ngushtë i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bsilimi është avancuar pak ditë më parë në Telekomin e Kosovës, në pozitën e menaxherit.
Në vendimin që ka siguruar Periskopi, e që mban datën 27 mars 2024, Muhamet Mehmeti është zgjedhur në pozitën – Menaxher – Arkëtimi i të hyrave, sigurim i të hyrave, Drejtoria Financat e Thesar.
Konkursi për këtë pozitë ka qenë i brendshëm në ndërmarrjen publike Telekomi i Kosovës.
Por marifetet me punësimet dhe avancimet në këtë kompani me njerëz të afërt të pushtetit, Lëvizjes Vetëvendosje nuk mbaron me kaq…
Kryetar i komisionit për përzgjedhjen për këtë pozitë të Muhamet Mehmetit, si menaxher në Telekom, është edhe dosti tjetër i Besnik Bisilimit, Ilaz Halili – edhe ky i avancuar muaj më parë në pozitë brenda Telekomit të Kosovës.
Ky komision i përbërë nga, Ilaz Halili, ka vlerësuar me më së shumti pikë, Muhamet Mehmetin, duke e vlerësuar atë me 71.66 pikë.



Por këtu nuk mbaron e gjitha.
Telekomi i Kosovës që për kryeshefe ka Burbuqe Hanen, njeriun që ishte vendosur në pozitën më të lartë në këtë kompani, ka avansuar edhe njeriun tjetër, I afërt me Besnik Bislimin, Fatmir Bllacën.
Bllaca në fillim të këtij viti, saktësisht me 15 janar të 2024 ishte emëruar në Telekomin e Kosovës në pozitën Menaxher- shitja operative.


Kësisoj zëvendëskryeministri i Kosoëvs, Besnik Bislimi, ka rahatuar tre dostat e tij duke i avancuar në pozita të larta në Telekomin e Kosovës, Ilaz Halilin, Fatmir Bllacën dhe së fundmi Muhamet Mehmetin.
Që të tre këta në rrjetet sociale kanë fotografi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe po ashtu kanë fotografi në zyrat e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.


