Një shpërthim është dëgjuar mëngjesin e hershëm sot në Zveçan.
Bëhet fjalë për një granatë dore të hedhur në oborrin e një shtëpie.
Rastin e ka konfirmuar për indeksonline zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani deklaroi se nga shpërthimi ka pasur dëme të vogla materiale, por që nuk ka të lënduar.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zvecan, respektivisht Zherovnic është dëgju një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktu nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie. Dëme të vogla materiale janë shkaktu, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, pohoi Elshani.