TË FUNDIT

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se në vitin 2023 ka pasur rritje për 40 për qind të vrasjeve në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

Në postimin e bërë në Facebook, Tahiri ka thënë se kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri.

“Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që deri dje e kanë sulmuar dhunshëm Policinë”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Kriminelët kanë marrë zemër!

Në vitin 2023 patëm rritje 40% të numrit të vrasjeve në Kosovë. Brenda tri ditëve, dy gra u vranë në Kosovë.

Kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri.

Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që deri dje e kanë sulmuar dhunshëm Policinë.

Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministre të drejtësisë që vazhdimisht i sulmojnë prokurorinë dhe gjykatat.

Kjo është nxitje për kriminelët. Pse duhet t’i frikësohet një kriminel organeve të rendit dhe të drejtësisë kur vetë kryeministri i sulmon ato?!

Pushteti dhe mendësia e tij e dhunës duhet të ndryshojë për të ndryshuar realiteti shoqëror.

Share: