TË FUNDIT

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka publikuar një video në Facebook nga vila e konfiskuar e kryeterroristit, Milan Radojçiq.

Haxhiu shkroi në postimin e saj se ishte nga afër luksin në të cilën ka jetuar Radojçiq, shkruan Demokracia.com

Ministrja shtoi se Republika e Kosovës nuk trembet nga terrorizmi.

POSTIMI I PLOTË: 

Dje publikuam dokumentin e listës se aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të terroristit Radojçiq, sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij.

Kjo gjë ka ndërruar, qytetarët atje kanë filluar të çlirohen nga ky terrorist dhe grupi i tij që kanë punuar vetëm për veten në shërbim të regjimit në Beograd. Republika e Kosovës nuk trembet nga terrorizimi dhe është garantuese e jetës së qetë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Jemi shoqëri demokratike dhe me vlera të qarta perëndimore ku terrori, frikësimi, shantazhi dhe ilegaliteti nuk kanë vend.

Dje publikuam dokumentin e listës se aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të terroristit Radojçiq, sot nga afër dhe…

Posted by Albulena Haxhiu on Friday, April 5, 2024

Share: