Për të tretën, Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje ka dështuar që të marrë votat e nevojshme që të bëhet kryeparlamentare.
Duke dalë nga seanca, Haxhiu e cila para një javësh shprehej shumë e bindur se i kanë numrat, u pa kokulur.

Edhe në seancën e sotme, Haxhiu nuk ka marrë votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit.
“VV-ja e propozon atë që gjithmonë ishte propozimi ynë, Albulena Haxhiun. Iu lus ta mbështesni dhe të dalim nga kjo bllokadë” – tha Konjufca në seancë.
Në sallë kanë votuar 57 deputetë për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar.
Kështu, seanca pritet të vazhdojë sërish të premten.