Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zgjedhur të mos komunikojë me asnjë nga deputetët e opozitës gjatë hyrjes në sallën e Kuvendit, në një kohë kur partia e tij po kërkon votat e tyre për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.
Në kontrast me sjelljen e Kurtit, kryetari aktual i Kuvendit, Glauk Konjufca, është parë duke u përshëndetur dorë për dore me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe nënkryetaren e kësaj partie, Vlora Çitaku.


