TË FUNDIT

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar sot në Kaçanik, ku raportohet se janë arrestuar disa persona nën dyshimin për përfshirje në një grup të strukturuar ekstremist.

Sipas burimeve jo-zyrtare, në mesin e të arrestuarve është edhe një 18-vjeçar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika. Burimet po ashtu tregojnë se në momentin e kryerjes së veprës penale – para tri javësh – i dyshuari ka qenë vetëm 17 vjeç.

Rreshteri Lika, sipas raportimeve të gazetarit Oqean Demaku, ishte përfshirë në hetimin e këtij grupi ekstremist kur ndodhi ngjarja tragjike.

Të gjitha informacionet e deritanishme janë jo-zyrtare. Policia e Kosovës pritet të mbajë një konferencë për media sot në orën 11:30, ku do të jepen detaje zyrtare lidhur me rastin dhe të arrestuarit./Viral Shqip/

Share: