TË FUNDIT

Një raport i ri do të përpilohet nga komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve, për të vazhduar më tej me konstituimin e Kuvendit.

Me 120 vota “PRO”, është miratuar propozimi i kryesuesit Avni Dehari për përpilimin e raportit të ri nga komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Dehari bëri të qartë se kjo zgjedhje ishte si rezultat i konsultimeve mes partive.

“Në takimin konsultativ më 19 prill për ta zhbllokuar situatën në të cilën kemi ngecur kemi ardhur në përfundim jemi të pajtimit se me vota unanime të përpilohet raporti në komision dhe në seancë që të mund të vazhdojmë tutje”, ka thënë Dehari.

Komisioni ka 30 minuta kohë për të përpiluar raportin e ri, i cili pritet të kaloj më pas.

Share: