Lëvizja Vetëvendosje e cila pas zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk po i bën numrat as për ta kaluar raportin për verifikimin e mandatave në Kuvend, duket se po kërkon sërish zgjedhje.
Derisa seanca për konstituimin e Kuvendit dështoi dy herë partnerët e koalicionit të Vetëvendosjes nuk po e përjashtojnë si mundësi mbajtjen e zgjedhjeve të reja, transmeton Periskopi.
“Opsioni tjetër, që unë mendoj që është real, edhe që mundet me ndodhë, që mundet me qenë në dobi të Kosovës dhe atyre që mohojnë vullnetin, meqë PDK ka dalë mepropozime, kryetari ka deklaru që 15 qershori mund të jetë datë e përshtatshme për zgjedhje të reja.
Unë mendoj që nuk është propozim i keq, nuk po them që e përkrahi, por nuk mendoj që duhet me hedhë poshtë” – u shpreh Faton Peci në Tëvë1.
Sipas Pecit, ky nuk është kalkulim politik:
“Nuk është kalkulim, ne nuk jemi për të shkaktu shkelje ligjore dhe kushtetuese”.
Ndërkohë një ditë më parë Mimoza Kusari-Lila tha s e në rast të moszhbllokimit të situatë, zgjidhja e vetme mbetet shkuarja në zgjedhje.
“Ne kishim kuorum, dokumenti është rrëzu, tani nëse opozita nuk dëshiron të bisedojmë fare, atëherë po mbesim kështu, ose po drejtohemi në zgjedhje të reja”, pati deklaruar Kusari.
Nesër është seanca e tretë për konstituimin e Kuvendit, ndërsa nga Vetëvendosje ka pasur zëra se ende nuk i kanë numrat e sigurt për kryeparlamentarin.