Numri 2 i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk do ta jetë më në pozitën e kryeparlamentarit.
Viral Shqip përmes burimeve brenda VV-së ka mësuar se Konjufca do të kandidoj për kryetar të Prishtinës.
Kurti është i interesuar ta rikthej komunën e Prishtinës. Arben Vitia pas humbjes në zgjedhjet e kaluara, nuk shihet më si opsion ideal.
Emra tjerë të përmenduar për të kandiduar nga VV ishin edhe Artane Rizvanolli e Mefail Bajqinovci por Kurti ka vendosur që të kandidoj Konjufcën.
Momentalisht kryetar i Prishtinës është Përparim Rama që kandidoi nën siglën e LDK-së zgjedhjet e fundit.
Ai pritet që përsëri të kandidoj për LDK-në, kurse PDK pritet ta rikandidoi përsëri Uran Ismajlin./Viral Shqip/