TË FUNDIT

Prishtinë – Sot po mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, një hap kyç drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit. Para fillimit të seancës, brenda sallës së Kuvendit u regjistrua një moment interesant mes liderëve politikë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, iu drejtua me një ftesë të shkurtër kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke i thënë: “Hajde, çu!” – me referencë për të dalë bashkë në byfenë e Kuvendit. Haradinaj iu përgjigj menjëherë me një ton miqësor: “Po qe.”

Ky moment i shkëmbyer me humor dhe informalitet ndodhi në një atmosferë politike ende të tensionuar, pas dështimit të seancës së kaluar dy ditë më parë, kur Kuvendi nuk arriti të kalojë votimin për verifikimin e mandateve të deputetëve – një hap procedural i domosdoshëm për vazhdimin e procesit të konstituimit.

Sot pritet që partitë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të përmbyllur këtë proces, ndërsa vëmendja e publikut është e përqendruar në zhvillimet brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit.

VIDEO KËTU – Momenti mes Abdixhikut dhe Haradinajt

Share: