TË FUNDIT

Prishtinë – Qytetarët e Kosovës pritet të përballen me një tjetër goditje ekonomike, pasi çmimi i bukës, një ndër produktet bazë ushqimore, pritet të rritet në 80 cent. Kjo vjen si pasojë direkte e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 16.1%, që ka prekur veçanërisht sektorin e prodhimit dhe furrat e bukës.

Kostoja e rritur e prodhimit për furrat nuk mund të përballohet pa reflektuar në çmimin për konsumatorin, duke thelluar më tej barrën ekonomike për qytetarët.

Gjatë katër viteve të qeverisjes së Albin Kurtit, qytetarët e vendit janë përballur me një sërë sfidash ekonomike, përfshirë inflacionin, shtrenjtimin e produkteve bazë dhe rritjen e tarifave të shërbimeve publike. Ekspertët e ekonomisë thonë se gjendja ekonomike është përkeqësuar dukshëm, ndërsa fuqia blerëse e qytetarëve është në rënie të vazhdueshme.

Rritja e çmimit të bukës shihet si një simbolikë e qartë e krizës së thellë ekonomike me të cilën përballen familjet kosovare, ndërkohë që kërkohet ndërhyrje urgjente e institucioneve për të zbutur ndikimin në shtresat më të ndjeshme të shoqërisë.

Share: