TË FUNDIT

Prishtinë – Një dispozitë ligjore e miratuar në vitin 2022 nga Qeveria Kurti po rikthehet në vëmendje, duke vendosur kufizime të qarta për ushtrimin e njëkohshëm të pozitave në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ.

Sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, ministri apo kryeministri nuk mund të bëhet deputet pa dhënë dorëheqje paraprakisht nga posti që mban. Ligji thekson qartë se nuk lejohet as të jetë ministër në detyrë në rast se zgjidhet deputet, duke mbyllur hapësirën për mbajtjen e dy funksioneve njëkohësisht.

Ky nen u miratua si pjesë e reformës ligjore gjatë mandatit të parë të Albin Kurtit si kryeministër, me qëllim të ndarjes së qartë të pushteteve dhe shmangies së konfliktit të interesit.

Dispozita të tilla mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike, veçanërisht në rastet kur figura të rëndësishme të qeverisë synojnë të rikthehen në Kuvend apo të kandidojnë në zgjedhje parlamentare.

Share: