TË FUNDIT

Futbollistët e Argjentinës fituan Kupën e Amerikës me fitoren 1:0 ndaj Kolumbisë, ndërsa ndeshja finale në Miami u shënua edhe nga lëndimi i Lionel Messit, i cili dëmtoi rëndë kyçin e këmbës.

Momenti më domethënës në rrjedhën e rregullt të lojës ndodhi në minutën e 66-të kur Lionel Messi u dëmtua nga një goditje dhe u detyrua të largohej nga ndeshja dhe lotët e tij kur u ul në pankinë bënë xhiron e shpejtë të botës, transmeton Ballkani.info.

Se sa i rëndë ishte dëmtimi, tregoi më së miri momenti kur hoqi këpucët dhe tregoi kyçin e këmbës së fryrë.

Lautaro Martinez shënoi golin vendimtar në minutën e 112-të, dhe ky ishte titulli rekord i 16-të i Argjentinës në Copa America dhe tani ka një më shumë se Uruguai.

Gauchos vazhduan serinë e tyre të trofeut dhe, pas Kupës së Amerikës 2021 dhe Kupës së Botës 2022, arritën kampionatin e tyre të tretë radhazi në garat kryesore. 

Share: