TË FUNDIT


Sot gjatë ditës në disa qytete të Kosovës ka paur reshje të shiut dhe breshër, shkruan Viralshqip.

E pas këtyre reshjeve kryeqyteti si çdo herë edhe sot nuk shpëtoi nga vërshimet.

Përveç rrugëve të bllokuara, uji ka arritur të hyjë edhe në bodrumin e Klinikë së Pulmologjisë.

Njoftimi i plotë i Shërbimit Spitalor:

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë ditën e sotme në Prishtinë, kanë përfshirë edhe Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku si pasojë e intensitetit të lartë të tyre, rrjeti i përpunimit të kanalizimit nuk ka arritur të përballojë sasinë e ujit.

Ekipet teknike të QKUK-së, janë në gjendje gatishmërie, deri më tani uji ka depërtuar në bodrumin e Klinikë së Pulmologjisë, ku fatmirësisht nuk ka pasur aparatura mjekësore.

Ekipet e QKUK-së, bashkë me ato të klinikave tjera janë në vendngjarje dhe deri më tani nuk është konstatuar nëse ka pasur dëme.

QKUK, ditëve në vijim do të ju mbajë të informuar saktësisht, lidhur me pasojat e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Share: