TË FUNDIT

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë, pasi tifozët serb shfaqën hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë, në ndeshjen e Kampionatit Evropian, kundër Anglisë.

Federat e Serbisë është dënuar me një gjobë prej 10.000 mijë eurove.

“Reuters” raporton se Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) gjobiti Federatën Serbe të Futbollit me 10,000 euro të mërkurën për “transmetimin e një mesazhi provokues që nuk është i përshtatshëm për një ngjarje sportive” gjatë ndeshjes së së dielës.

Për këto ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila ka dorëzuar padi edhe zyrtarisht në UEFA për shfaqjen e flamujve, sloganeve dhe thirrjeve të tifozëve serb me mesazhe politike, shoviniste e raciste kundër Kosovës, gjatë ndeshjes Serbi – Angli, në kuadër të “Euro 2024”./

Share: