TË FUNDIT

Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë të Euro 2024, pasi mposhti 3:1 Hungarinë.

Një paraqitje fantastike zhvilloi mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Xhaka ishte një nga më të mirët në fushën e lojës, duke bërë 99 prekje të topit, më së shumti se të gjithë lojtarët në fushë.

Ai poashtu kishte statistika tjera të mira duke përfshi këtu pasimet, që nga 88 bëri 79 të sakta dhe shanset e krijuara që ishin katër.

Në Grupin A, tashmë janë dy shtete me nga tri pikë, Gjermania dhe Zvicra, kurse me nga zero pikë mbesin Hungaria dhe Skocia.

Granit Xhaka, ky maestro i futbollit – bëri super paraqitje kundër Hungarisë. 🤯👏 Më së shumti prekje të topit (99) Më…

Posted by LIG Sport on Saturday, June 15, 2024

Share: