TË FUNDIT

“Më duket se është edicioni me nivelin më të lartë teknik në histori”. Fjalët dhe muzika nga Luis De la Fuente, trajneri i Spanjës, kundërshtari i kuqezinjve në fazën e grupeve të “Euro 2024”. Gjatë intervistës për “Gazzetta dello Sport”, ai do të nënvizonte:

“Askush nuk ka mbetur jashtë, pres një turne shumë të hapur, pa një favorit të qartë, me 8-10 skuadra të afta për të fituar. Duke përfshirë të mëdhenjtë dhe zbulimet e zakonshme, mund të jetë një Kampionat historik Europian për futbollin, i cili shënon një epokë”.

Po grupi ku bëjnë pjesë Spanja, Italia, Kroacia dhe Shqipëria? Ja si përgjigjet trajneri iberik: “Më i vështiri nga të gjithë, por nuk ka rëndësi. Për të fituar trofeun duhet të mposhtni më të mirët dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu.

Ne luajtëm në Kampionatin e fundit Europian me Kroacinë, ndërsa me Italinë në Ligën e Kombeve, verën e kaluar. Skuadra e Dalic ka ndryshuar më pak se Spanja dhe Italia, duke filluar nga trajneri, por Kroacia ka ende një ndjenjë të patejkalueshme patriotike, transmeton telesport.

Në ekipin e tyre kombëtar gjen kohezionin e jashtëzakonshëm, është paksa si ajo që ndodh në vendin e baskëve. Kujdes edhe nga Shqipëria, ndoshta e panjohur për publikun e gjerë, por me shumë elementë të vlefshëm dhe një trajner që i ka dhënë skuadrës një stil dinamik dhe agresiv”.

Share: